Modelja Kejvina Kthella e ftuar në një emision ka folur për sherrin me Einxhel Shkirën dhe Oriola Marashin që u bë viral në mediat rozë. Modelja ka theksuar se debati nuk ka qenë për një mashkull dhe se kanë ndikuar të treja në konklikt.
“Nuk jemi pajtuar se nuk na ka rënë rasti që të takohemi, por ka qenë diçka pa lidhje, nga ana ime, më shumë për shkak impulsivitetit tim. Është diçka që nuk ka lidhje as me meshkujt, as me shoqërinë tonë. Erdhi nga njerëz të tretë…”
Modelja e pyetur nëse do të merrte pjesë në Big Brother Vip, u shpreh se do ishte eksperincë e bukur pasi publiku e njeh atë shumë pak.
“Mendoj se do të isha një surprizë për publikun, për tipin që kam, pasi publiku nuk më ka njohur shumë. Jam njeri që përshtatem, jam shumë sociale, nuk kam problem të jemi me njerëz të rinj apo në ambiente të mbyllura”.