Artistja Karol G ka fituar çmimin “Albumi i vitit” gjatë ceremonisë Grammy që u mbajt në Sevilla të Spanjës e cila nderoi yjet e muzikës latine.
Ishin artistët Luis Fonsi dhe Anitta që i dhanë çmimin artistes. Karolg G falënderoi ekipin e saj që përgatiti albumin e suksesshëm “Manana Sera Bonito”.
“Jam e lumtur që kam këtu me mua disa nga personat që punuan me mua gjatë këtij procesi. Ky është një album shumë i veçantë që ndryshoi jetën time dhe më duket e pabesueshme që ndryshoi jetën edhe të shumë të tjerëve. Faleminderit të gjithëve”, tha Karol G.