Operacioni që iu nënshtrua së fundmi Kris Jenner, për zëvendësimin e ijeve, hapi vend për diskutim mes saj dhe të bijave për momentin kur ajo do ndahej nga jeta.
“Kim i kërkoi doktorit që t’i shpëtonte kockat e mia, në mënyrë që të mund të bënte bizhuteri prej tyre, – zbuloi Kris në një telefonatë me Kylie Jenner, ndërsa ndodhej me Khloé Kardashian.
“Kjo është e çuditshme,” u përgjigj Kylie, megjithëse Kris e konsideroi këtë kërkesë rrënqethëse”.
Khloé, më pas e pyeti nënën e saj: “Të kujtohet kur doje hirin tënd, doje të digjeshe dhe të bëheshe gjerdan për ne?”
“Kjo është një ide e mrekullueshme!” Kris u përgjigj. Por Khloé këmbënguli: “Kjo është e çuditshme”.
“Jo, nuk është” i tha Kris vajzës së saj.
Khloé vazhdoi të ushtronte presion mbi çështjen, duke thënë: “Unë as nuk e di pse duhet të varrosemi. Në Bibël, thotë se nuk mund të digjemi, por unë thjesht dua të digjem. Por si, pse nuk mundemi ?”
Jo, Kylie nuk do që unë të digjem”, tha Kris.
Khloé në një rrëfim tha:
“Unë dhe familja ime, ne flasim për testamentet, vdekjen, i tregojmë njëra-tjetrës se cilat do të ishin dëshirat tona nëse do të ndodhte diçka e tmerrshme. Për shembull, nëse unë bie ndonjëherë në koma, dua që thonjtë t’mi bëjnë një herë në javë sepse njerëzit do të më vizitojnë.”
Ja çdo të thotë të jesh një Kardashian-Jenner!