Efi Dhedhes ka qenë një nga konkurrentet më të komentuara të ‘Për’puthen’ sezonin e kaluar. ajo u përfol shumë për takimet e saj me djem të ndryshëm ndonëse nga programi doli beqare. Kështu, pas përfundimit të kësaj aventure, Efi i është bashkuar reality-showt më të ri ‘Kepi i tundimeve’.
Në episodin e ri të tij ajo ka bërë një rrëfim tronditës. Efi tha se dikur ka tentuar të vriste veten. Mes lotësh, Efi rrëfeu për lidhjen e saj të shkuar 4-vjeçare, lidhje e cila i shkaktoi shumë pasoja.
“Kam pasur një lidhje 4-vjeçare. Ai njeri më la shumë pasoja që i kam pas deri tani shumë vonë. Unë e kam kaluar tashmë. Është diçka që më ka mbajt goxha kohë. Ka qenë një njëri që ma ka bërë mos ta doja veten. Më thoshte ti nuk vlen nuk bën, nuk ke vlera, nuk je e zgjuar. Ka ca momente që njeriu nuk do të jetë i fortë. E mendoja dhe besoja që nuk vleja si njeri. Nuk e kuptoja që ai njeri po më dëmtonte dhe fatkeqësisht zgjati shumë kohë. Më ka bërë si paranojake, por sot e dua shume veten time”, rrëfeu mes lotësh Efi.