Fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli ka sqaruar në emisionin “Më lër të flas” marrëdhënien e përfolur mes tij dhe Jurgenës, vajzës e cila i menaxhonte Instagramin.
“Me Jurgenën jemi njohur jashtë. 1 muaj para se të hyja në Big. Kemi dalë 2-3 herë. Ajo ma hodhi si ide pjesën e Instagramit. Tha që ta mbaj unë. Unë nuk dija, i thashë hape. Tani unë kam Instagramin tjetër që është hapur një javë para se të mbaronte Big-u. Tjetri do mbyllet. Nuk kam folur me Jurgenën.”- tha Luizi.