Këngëtarja Jonida Maliqi ka treguar se si i ka punët me çështjet e zemrës. Në një intervistë televizive, Maliqi tha se kërkon që jeta e saj private të mbetet e tillë, pa dhënë shumë detaje për publikun.
“E rëndësishme është që të jesh diskret me jetën personale, më herët gjithçka që kam dashur kam shprehur dhe nuk e kam vrarë mendjen, por tani që jam nënë mendoj të jem më shumë private. Jeta nuk është vetëm Instagram, por e rëndësishme është që unë jam në paqe me veten. Nëse varesh nga një qenie tjetër je e groposur”, tha Maliqi.
E pyetur nëse është e lumtur, Jonida tha se ka pasur momente si të lumtura, aq edhe të vështira.
“Mendoj që askush nga ne nuk mund të jetë i lumtur për një kohë të gjatë. Po kam pasur momente të lumtura por edhe të trishta, e rëndësishme është t’i nisësh gjërat me pozitivitet. Duhet të kesh forcën për ti përballuar gjërat kur përjeton disfata”, shtoi këngëtarja.