Aktori i njohur dhe këngëtari, Johnny Depp është gjetur pa ndjenja javën e kaluar në një dhomë hoteli në Budapest të Hungarisë.
Depp ndodhej në Hungari për të perfomuar në një koncert me grupin e tij “Hollywood Vampires“, event i cili u anulua. Mësohet se shkak për këtë është bërë gjendja e Johnny Depp i cili kishte humbur kontrollin e zërit.
Mijëra fansa udhëtuan me qindra kilometra, por në fund ngelën të zhgënjyer. Raportohet se Depp kishte qenë duke pirë alkool para koncertit.