Jenifer Aniston ka marrë komplimente të panumërta gjatë gjithë karrierës së saj, por kohët e fundit shprehu mospëlqimin e saj për diçka që e dëgjon shpesh.
E njohur për performancën e saj si Rejçëll Grin në sitkomin e famshëm “Friends”, Aniston mbetet elegant edhe sot e kësaj dite, duke u mburrur me sharmin e pakohë.
Pra, ndërsa aktorja 54-vjeçare teksa deklaroi se vlerëson çdo kompliment që merr, në një intervistë të fundit për Vogue, ajo zbuloi se çfarë urren.
Ajo tregon se nuk i pëlqen aspak t’i thuhet se është e bukur për moshën e saj, duke shtuar: “Kjo më çmend, nuk e duroj dot.” Aktorja vuri në dyshim zakonin e shoqërisë për të përcaktuar individët bazuar në treguesit e moshës dhe shprehu konfuzion rreth asaj se çfarë do të thonë në të vërtetë komplimente të tilla. Aniston beson se talentet dhe arritjet e saj duhet të njihen, jo mosha e saj.