Mateo, djali i aktorit të njohur Julian Deda, feston sot ditëlindjen. Juli ka zgjedhur ta urojë me disa fjalë zemre të birin.
Me disa foto të postuara në Instagram, Juli e quan Mateon “shok”, teksa i thotë se është krenar që ka një djalë si ai.
“Shoku im, u rrite. Nuk do e zgjas shumë, e di se nuk i ke qejf fjalët e tepërta, por di të them se jam babai më krenar në botë, që kam një djalë si ti. U bëfsh 100 vjeç Kampion! T’du shumë!”, shkruan Juli.
Dy javë më parë, Juli humbi babain e tij, Zef Dedën. Aktori është shprehur disa herë që porosia e fundit që ka marrë nga babai ka qenë që të jenë gjithmonë të qeshur.