Prej disa kohësh po përflitet se Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë drejt ndarjes. Por deri më tani, as futbollisti me famë botërore dhe as modelja e famshme nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë. Edhe pse në mediat thuhet që janë drejt ndarjes, ata vijojnë të publikojnë foto së bashku në rrjetet sociale. Së fundmi, media portugeze “TV GUIA” ka treguar se çfarë do të ndodhte pasi çifti të arrinte një lloj “marrëveshjeje paramartesore”.
Çfarë ndodh nëse ndahen?
Ekziston një marrëveshje se në rast të problemeve mes çiftit, Georgina do të merrte një mbështetje të madhe ekonomike nëse ata do divorcohen.
Sipas mediave, nëse influencerja do të ndahej nga Ronaldo, gjatë gjithë jetës së saj çdo muaj ajo do të merrte një pagesë prej 100,000 euro, ndërsa gjithashtu në emrin e saj do të kalonte edhe shtëpia në La Finca, në Madrid.