Ai njihej për rolin e tij në serialet më të njohura turke si “Fatet e Kryqëzuara”, “Fatmagyl” e shumë të tjerë. Aktori Civan Canova ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare ditën e premte (20 gusht). Shkak i vdekjes ishte sëmundja e rëndë me të cilën ai kishte disa kohë që po e luftonte, ‘kancer në mushkëri’.
Civan publikoi në rrjetet sociale një video ku tregoi për fansat e tij se në mushkëri i është konstatuar një masë e pasigurt. “Lajmi që do t’ju jap nuk është i mirë, por ndihem i detyruar ta jap”- u shpreh aktori.
Në spitalin ku Canova shkoi për dhimbjet që ndjeu në krah, i është konstatuar një masë në mushkëri dhe aktorja ka bërë të ditur se ka qenë prej 15 ditësh në spital ku dhe do të qëndronte edhe disa ditë.
“3 muaj më parë, fillova të kisha dhimbje të tmerrshme. Mjaft për të më mbajtur zgjuar natën. Erdha në spital dhe bëra një MRI. Gjatë marrjes së rrezeve u konstatua se kishte një masë të papërcaktuar. Kam 15 ditë në spital. Familja ime është me mua”, shkroi aktori më parë.
Miq dhe të afërm të aktorit kanë shprehur pikëllimin e tyre në rrjetet sociale.