Të martën pritet të hyjnë banorë të rinj e një ndër ta është ish-partneri i Sarës. Endrik Beba dha lajmin teksa ishte i ftuar në “Fan Club”, ku pohoi se të martën do t’i bashkohet kastit të banorëve.
“Jam shumë i lumtur që jam në Fan Club para se të hyj, jo pasi të dal. Dua të ndryshoj jetën time. Është një nga momentet e mia që të tregoj se kush jam”, tha ai.
Në raport me Sarën ai u shpreh se kanë patur një lidhje dashurie në 2015, por çdo gjë ka ngelur mbrapa dhe tashmë ai është në një tjetër marrëdhënie dhe ka një djalë.
Presim reagimin e Sarës, kur të shikojë Endrik të hyjë në shtëpi. Kujtojmë se tashmë bukuroshja ka nisur një njohje me Bardhin.