Çdo ditë dhe më shumë dalin detaje të reja në lidhje me temën më të diskutuar të ditëve të fundit, atë të sëmundjes së këngëtarit Liuz Ejlli i cili është njëri nga konkurrentët e Big Brother Vip 2. Vesel Kurtishaj që fitoi çmimin e parë në Big Brother në vitin 2015-të ka deklaruar pas Prime-it se ka prova që Luiz Ejlli është me të vërtetë i sëmurë. Në një lidhje live në Instagram me disa ish-banorë të tjerë, Veseli bindshëm deklaron se ka foto që dëshmojnë së Luisi ishte i shtrirë në spital.
“Unë e di që djali ka qenë i shtrirë, ka më pyet a guxoj me publiku foton”, thotë Veseli.