Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se inteligjenca artificiale duhet të monitorohet dhe rregullohet për shkak të abuzimeve të mundshme, raporton Anadolia.
Ky propozim erdhi pasi Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës artificiale” u largua nga Google dhe paralajmëroi për rrezikun në rritje në këtë fushë.
Ka shqetësime dhe thirrje në rritje për të ngadalësuar ritmin e zhvillimit të inteligjencës artificiale që është zgjeruar me shpejtësi muajt e fundit pasi kompani të tilla si OpenAI, Google dhe Microsoft zhvilluan sistemet e tyre.
Disa figura të njohura në këtë fushë, përfshirë Elon Musk, kanë bërë thirrje për ndalimin e zhvillimit të shpejtë të inteligjencës artificiale, duke përmendur rreziqet e larta për shoqërinë.
OKB-ja ka shprehur më parë shqetësimin për përdorimin e inteligjencës artificiale dhe abuzimin e saj.