Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka dhënë sot vendimin për të pandehurit e aferës me inceneratorin e Fierit.
GJKKO ka dënuar me 10 vite burg ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, por me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 vite e 8 muaj burg.
Për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako, GJKKO ka dhënë 4 vite burg, por me gjykimin e shkurtuar do të vuajë 2.8 vite burg.
Për Klodian Zoton, administrator i kompanisë koncensionare dënohet me 12 vite dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 8 vite burg. Zoto akuzohet për korrupsion, mashtrim me TVSH si dhe pastrim parash.
Ndërsa Albert Dervishi, Arjola Kodra dhe Juri Imeraj janë shpallur të pafajshëm.