Krerët e institucioneve të Kosovës kanë nderuar efektivin e policisë, Afrim Binjaku, që mbeti i vrarë një ditë më parë nga sulmet e armatosura në Leposaviç.
Presidentja Vjosa Osmani i ka ndarë rreshterit Afrim Bunjaku urdhrin më të lartë të Kosovës, “Hero i Kosovës”. Ajo tha se polici u vra në mbrojtje të rendit, ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës.
“Rreshteri Afrim Bunjaku dhe pjesëtarët e Policisë dje u sfiduan nga bandat terroriste të dirigjuar nga Beogradi dhe bënë atë që duhet, rikthyen ligjin, mbrojtjen, integritetin territorial dhe sovranitetin dhe vunë në vend dinjitetin e Kosovës”, ka deklaruar presidentja Osmani.