Seanca për inceneratorin e Elbasanit ka nisur prej orës 09:00 në GJKKO. I pranishëm në seancë është edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili më herët është përfaqësuar nga avokati i tij.
SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Kokën që me aplikim të gjykimit të shkurtuar nëse shpallet fajtor do të dënohet 6.8 vite. Përmes avokatëve mbrojtës Koka po lexon konkluzionet përfundimtare.
Seanca ku pritet të flasë Koka do të fillojë pas rreth 30 minutash.