Prokuroria e Lezhës kërkon dënimin me 20 vite burg për Redion Hysën. Ai akuzohet për vrasjen e efektivit të FNSH, Xhulio Prela ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit 2020 në Gajush të Lezhës.
Hysa u dyshua për ngjarjen pas gjetjes së një arme pistoletë të fshehur në një depozitë uji në tarracën e banesës së tij. Në armën pistoletë nuk janë gjetur gjurmë gishtërinjsh, por ekspertiza balistike provoi se me të është kryer qitje në vendin ku u vra ish-efektivi Prela.
Redion Hysa nuk i ka pranuar akuzat e ngritura nga Prokuroria dhe është shprehur se nuk ka dijeni se si ka përfunduar arma pistoletë pranë banesës së tij.