Pavarësisht se Big Brother Vip Albania 2 ka përfunduar aludimet mbi raportet e krijuara brenda shtëpisë nuk kanë fund.
Efi Dhedhes u vendos në qendër të vëmendjes disa javë më parë pas një videoje virale që ndau me ndjekësit në InstaStory.
Teksa bashkëbisedonte me ta, dikush e quajti Efin “llullë”, ndërsa ish-konkurrentja e BBVA mohoi të quhej e tillë. Kjo u mor si një kunjë ndaj Kiarës, së cilës shpesh ndjekësit jashtë i drejtoheshin me atë epitet.
Efi tha se tashmë ajo ka jetën e saj dhe se ka pasur periudha që ndonjëherë edhe atë e thërrisnin me një lloj epiteti.
“Kjo është gjë shumë e tmerrshme, prandaj them se kjo është arsyeja se përse nuk dal në intervista. Njerëzit nuk e kanë kuptuar që unë tani kam një jetë, jeta ime nuk i përket më askujt dhe nuk ka kunja. Në fakt unë vape e kisha çështje pune pavarësisht se ma morën për tjetër gjë. Ideja është këtu, në periudhën që unë isha brenda, mesa di kam pas periudhën që më thërrisnin me një lloj epiteti”, tha Efi.