Mbreti Charles III, për herë të parë pas diagnostikimit të tij me kancer, ka dërguar një mesazh për qytetarët e tij, duke premtuar se do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij. Videomesazhi do të jepet në Ditën e Komonuelthit në Westminster Abbey para 2 000 njerëzve të pranishëm, përfshirë Mbretëreshën Camilla dhe Princin William.
“Pasi festova së fundmi ditëlindjen time të 75-të, më ngroh zemrën të mendoj se si Commonwealth ka qenë një konstante gjatë gjithë jetës sime, një gjë e çmuar, burim force, frymëzimi dhe krenarie.
Në javët e kaluara jam prekur nga mendimet dhe dëshirat tuaja për shëndetin tim dhe unë nga ana ime mund të vazhdoj t’ju shërbej me të gjitha mundësitë e mia. Unë nuk kam asnjë dyshim se ne do të vazhdojmë të mbështesim njëri-tjetrin në të gjithë Commonwealth, ndërsa vazhdojmë udhëtimin tonë së bashku”, thuhet në fjalimin e tij prej 615 fjalësh, i cili tashmë është regjistruar.
Mesazhi u regjistrua në Kështjellën Windsor, ndërsa Mbreti Charles thuhet se synon të marrë pjesë në takimin e Kryetarëve të Qeverive të Commonwealth në Samoa tetorin e ardhshëm.