Opinionisti i Big Brother, Arbër Hajdari i ftuar në “Ftesë në 5” me moderatoren Bieta Sulo ka folur në lidhje me dinamikat e edicionit të dytë. Ai ka treguar se me Luizin është takuar disa herë edhe në ambientet e “Top Channel”, ndërsa moderatorja nuk ka nguruar ta ngacmojë se për çfarë biseduan në prapaskenë.
Arbër Hajdari: Me Luizin jam takuar disa herë, edhe te festa edhe më pas.
Arbër Hajdari: Jo ishte një vijim i një bisede, që kemi fol edhe disa ditë më përpara. Sigurisht se edhe Luizi, si banorët e tjerë më përpara, ka kuptuar që brenda këtij programi nuk ka asgjë personale, thjesht për veprime të ndryshme kemi ndarë mendime të ndryshme. Kjo është e bukura e atij programi, që pavarësisht se ndajmë mendime të ndryshme, jetojmë në harmoni.