Një 23-vjeçar shqiptar është vrarë në Itali. Klajdi Bitri ndërhyri për të qetësuar sherrin mes mikut të tij dhe një shtetasi algjerian, Fatah Melloul.
Konflikti nisi për shkak se makina e autori të vrasjes kishte penguar trafikun. Miku i viktimës është konfliktuar fisikisht me algjerianin dhe në momentin që Bitri ka ndërhyrë për t’i ndarë, është qëlluar me shtizë peshkimi nga algjeriani.
Ky i fundit u arrestua disa orë më vonë nga karabinierët.