Qeveria britanike është e gatshme të vendosë byzylykë elektronikë për emigrantët e paligjshëm, derisa ata të dërgohen drejt Ruandës.
Sekretarja e Brendshme Suella Braverman tha në një intervistë televizive se kjo mund t’ ndalojë ata të mos largohen nga vendi. Sipas saj, do të përdorin çdo opsion për t’i dhënë fund kalimeve me gomone përmes Kanalit.
“Sapo kemi miratuar një legjislacion historik në formën e Aktit tonë të Migrimit Ilegal – që na fuqizon të ndalojmë ata që mbërrijnë këtu ilegalisht dhe më pas t’i largojmë me shpejtësi në një vend të sigurt si Ruanda.
Kjo do të kërkojë një fuqi për të ndaluar dhe në fund të kontrolluar ata njerëz – ne duhet të ushtrojmë një nivel kontrolli nëse duam t’i largojmë ata nga Mbretëria e Bashkuar. Ne po shqyrtojmë një sërë opsionesh”, tha Braverman.