Harta e re Gjyqësore e projektuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor do të hyjë në fuqi ditën e sotme. Ishte pikërisht ky hartim i kësaj harte që çoj në bojkotin seancave gjyqësore nga ana e avokatëve për disa javë.
Por çfarë ndryshimesh hyjnë në fuqi me këtë Hartë të re Gjyqësore?
Harta e re do të funksionojë me 16 gjykata në total, 13 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative.
Gjykata e Apelit do të jetë vetëm në Tiranë, 2 gjykata Administrative do të jenë një në Tiranë dhe një në qytetin e Lushnjës dhe duke lënë vetëm 13 gjykata të Shkallës së Parë nga 22 që ishin më parë.
Gjykatat e Apelit në Shkodër, Vlorë, Durrës, Korçë dhe Gjirokastër do të shkrihen, ndërsa do të mbetet hapur vetëm një zyrë informacioni për qytetarët. Në këto zyra do të punojnë 3 nëpunës civilë gjyqësorë dhe qytetarët do kenë mundësi vetëm të depozitojnë vetëm kërkesat.
KLGJ ka vendosur që të mbajë të njëjtin numër gjyqtarësh apeli në organikë, 78 të tillë, duke i përqendruar të gjithë në kryeqytet. Dosjet janë grumbulluar tashmë zyrtarisht sipas burimeve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Numri i dosjeve aktualisht është 32 mijë të tilla.