Ditën e djeshme një grua 34-vjeçare ndërroi jetë në spitalin e Elbasanit pasi kishte abortuar. Ngjarja ende nuk është zbardhur dhe nuk dihet çfarë komplikacionesh ka pasur e reja që ka çuar deri në ndërrimin e jetës.
Gazetari i Panorama TV, Aldo Kozarja ka siguruar dëshminë e mjeku reanimator, Behar Gjevori i cili u procedua penalisht nga policia pas ngjarjes së rëndë. Mjeku është shprehur se kjo nuk ishte hera e parë që 34-vjeçarja abortonte dhe se duke e kryer shumë shpesh këtë procedurë, rritet rreziku. Mjeku i intervistuar nga gazetari është shprehur se e reja vetëm me të kishte kryer dy aborte. Sipas mjekut kur është kryer procedura e abortit e reja ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ka ikur me këmbët e veta nga spitali. E reja ishte e martuar, nënë e dy fëmijëve dhe bashkëshorti i saj ndodhet në burg në Greqi.
Gjevori: Historia është e tillë, e ndjera vjen rreth orës 13:00 për të abortuar, bashkë me një shoqen e vetë me të cilën jeton. Më thërret ***** për dy aborte.
Këto janë procedura të thjeshta, për ta bërë pa dhimbje kërkojnë njëfarë anestezie. Bëhen në kabinete që kanë kushte minimale, është një procedurë e shkurtër. Bën anestezinë tek e para, zgjohet për bukuri dhe kalon në krevat, bën dhe këtë të dytën, 10 minuta punë, ishte një abort 11-12 javësh. Mbaroi abortin dhe 34-vjeçarja e dyta. Zgjohet mirë e bukur, kalon në krevat, bën një eko kontrolli edhe unë që nga ky moment ika.
Pyetje: Ishte hera e parë që abortonte?
Gjevori: Vajza e ndjerë kishte bërë abort edhe herë tjetër. Nuk e kam pyetur sa herë. Ika unë, kaq mbyllet historia ime. Vetëm kur më merr doktor **** nga ora 19:00 dhe më thotë që vajza që ka bërë abort tek ty ka ndërruar jetë. Do ketë pasur ndonjë trombomboli. Varet si është shtrati placentar.
Sa më shumë aborte të bësh, aq më i predispozuar është. Varet nga madhësia e abortit, kur e bën mosha të vogla, 5-6 javëshe është më shumë e mbrojtur. Kur kalon pastaj mbi 12-13 javë siç ishte 34-vjeçarja, është më e rrezikshme. Unë 10 minuta punë kam pasur me të, e ndjera ka ikur me këmbët e veta, ka dalë nga spitali rreth orës 15:30.