Teksa ‘Dancing With the Stars’ po afron, dita ditës po zbulohen konkurrentët e ri. Konkurrentja më e re e zbuluar është Ina Kollçaku. Ina duket se se është gati të japë më të mirën në kërcim, me ndihmën e balerinit profesionist Eltion Merja.
“Nuk e dija fare kush ishte balerini im, dhe Eltoni nuk e dinte kush ishte stari i tij. E kuptojmë njëri-tjetrin. Produksioni i vendos çiftet që do kërcejnë. Të them të drejtën jam shumë e vëmendshme se si do dal vetë, por Eltoni është shumë i pashëm edhe më pëlqen gjatë provave kur shihem në pasqyrë kjo dyshja jonë. Ndërkohë, kur më bënë ftesën për të marrë pjesë në DWTS, u ndjeva si yll i vërtetë. Doja shumë të isha. Kisha shumë kohë që merresha me dhunën në familje, racizmin, përdhunime, etj, por ndjekësit e mi meritojnë të shohin pak glam, xixa makeup… Po ashtu, kisha harruar që jam seksi dhe dua t’ja rikujtoj vetes sime. Për mua është çdo gjë e re. Duhet ta fitoj, jam e lumtur që jam pjesë e një spektakli, në një dimension tjetër. Gjithë bagazhit tim i shtohen njohuritë për kërcimin dhe sigurisht që po kërcejmë për të fituar”-tha Ina në një intervistë.