Murat Basha, ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror, ka qenë i ftuar në “Top Story” dhe është shprehur se më përpara nuk mund të martohet me vajzat e shtetit se i ka motra dhe po ashtu edhe Princi nuk mund të martohet me vajzat e vendit të tij. Ai zbuloi se kur Mbreti Zog Leka I ishte gjallë, ata planifikuan të gjenin një partnere për Princin, e cila ishte me origjinë shqiptare, por nuk ishte jetonte këtu.
“Mbreti nuk mund të martohet me vajzat e kombit se i ka motra vajzat e kombit dhe Princi nuk mund të martohet me një vajzat e një shteti se i ka motra. Por kjo po ndryshon se dhe Charles mori Camilen, edhe në Spanjë Philip mori një vajzë spanjolle.
“Ne që punonim afër Mbretit u kujdesën që ky djali të kujdesej edhe për të ardhmen. Të mendonte për jetën e të sistemohej. Siç e ka edhe statusin themeltar i Mbretërisë Shqiptare është që Mbreti nuk mund të martohet me një vajzë shqiptare, se personifikon babain e kombit dhe babi nuk mund të martohet me vajzat e tija. Ahmet Zogu mori Geraldinën, Mbreti Leka- Suzanën nga mbretëria australiane, por me ndryshimin kohëve edhe kjo po ndryshon.
Nga njerëzit e ngushtë të Mbretit Leka menduam që t’i krijonim Princit projektin për një të ardhme, me një vajzë me origjinë shqiptare, por që nuk jetonte këtu. Bëhej fjalë për vajzën e Ibrahim Rugovës. Kjo do të bënte një gjë shumë të bukur. E kanë menduar edhe të tjerët, ishim dakord një pjesë, por ne nuk ishim në dijeni që Princ Leka ishte në një marrëdhënie. Atë kohë çdo gjë u prish dhe unë e kam përgëzuar Princin Leka se ndoqi zemrën e tij”, tha Murat Basha.