Këngëtarja e njohur Billie Eilish ka dhënë së fundmi një intervistë për “Variety”, ku ka konfirmuar se është e tërhequr nga gratë, por shtoi se ndihet e frikësuar nga prania e tyre.
“Kam lidhje të thella me gratë në jetën time, miqtë në jetën time, familjen në jetën time. Unë jam e tërhequr fizikisht prej tyre. Por unë jam gjithashtu shumë e frikësuar nga ato, bukuria dhe prania e tyre”, u shpreh ajo.
Më tej 21-vjeçarja u shpreh se nuk është ndierë kurrë si grua.
“Nuk jam ndierë kurrë si grua, të jem e sinqertë me ju. Nuk jam ndierë kurrë e dëshirueshme. Nuk jam ndjerë kurrë femërore. Më duhet të bind veten se jam një vajzë e bukur. Kurrë nuk jam ndjerë vërtet si një vajzë”.
Billie Eilish gjatë intervistës theksoi se asnjëherë nuk i ka interesuar vërtet seksualizimi sepse asnjëherë nuk është ndjerë e dëshirueshme.