Më 24 tetor, të gjitha kujtimet e jetës së artistes Britney Spears do të vijnë në një libër me titull “The Woman in Me”. Pas disa ofertash nga shtëpi të ndryshme botuese, “Gallery Books” më në fund fitoi të drejtat e librit të këngëtares.
“Dëshmia bindëse e Britney-t në gjykatë tronditi botën, ndryshoi ligjet dhe tregoi forcën dhe guximin e saj frymëzues. Nuk kam dyshim se kujtimet e saj do të kenë një ndikim të ngjashëm dhe do të jenë ngjarja botuese e vitit. Ne nuk mund të ishim më krenarë për ta ndihmuar atë të ndante më në fund historinë e saj”, – është shprehur Jennifer Bergstrom, nënpresidente dhe botuese e “Gallery Books” në një intervistë.
“The Woman in me” është një histori e guximshme dhe çuditërisht prekëse për lirinë, famën, mëmësinë, mbijetesën, besimin dhe shpresën. ‘Unë dua vetëm jetën time’, i tha ajo gjykatës në vitin 2012. Tani, me librin “The Woman in me”, superylli do të bëjë një hap të madh drejt këtij qëllimi”, – thuhet në njoftimin për shtyp të shtëpisë botuese.