Grande Fratello transmetoi mbrëmë finalen e madhe e patjetër që nuk mund të mungonin klipet për periudhën 6-mujore me momentet më të veçanta të këtij edicioni. Ajo që ka rënë në sy nga fansat është fakti që në video nuk kishte asnjë moment të Heidi Bacit.
Videoja përmbante momente të lezetshme puthjesh, por edhe debate, keqkuptime dhe rivalitete.
Disa përdorues vunë re se dy persona mungonin. Bëhet fjalë për Heidi Bacin, e cila u tërhoq nga programi për arsye familjare dhe Monia La Ferrera, e cila u transmetua shumë pak.
Nuk dihet ende pse produksioni mori një vendim të tillë, por mendohet se ky veprim mund të ketë ardhur si shkak i pjesëmarrjes së saj në BBV3.