Gjykata serbe ka lënë në paraburgim 3 policët e rrëmbyer në Kosovë nga njësia serbe .
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë në Kralevë dha masën “arrest me burg”, pas kërkesës së prokurorit.
Rrëmbimi i tre policëve ka sjellë reagime të shumta dhe nga ndërkombëtarët.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se prokurori në Serbi i ka hedhur poshtë akuzat për terrorizëm kundër tre policëve të arrestuar. Ndaj tyre rëndon vetëm akuza për posedim të armëve.