Këngëtari Liam Payne ka anuluar turneun e tij për shkak të problemeve shëndetësore. Mësohet se Payne vuan nga një infeksioni i rëndë në veshka.
Këngëtari është tërhequr nga koncertet në Amerikën e Jugut pasi shkoi në spital. 29-vjeçari u kërkoi falje fansave që kishin blerë bileta dhe tha se shpresonte të ricaktonte datat e tjera.
“Më duhet t’ju them se nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të shtyjmë turneun tim të ardhshëm në Amerikën e Jugut.
Gjatë javës së kaluar, unë kam qenë në spital me një infeksion të rëndë të veshkave, është diçka që nuk do t’ia dëshiroja askujt dhe urdhrat e mjekut janë që tani më duhet të pushoj dhe të shërohem”, ka thënë Payne.