Policia kosovare ka gjetur të pajetë në autostradën e Ferizaj-Prishtinë një shtetase ukrainase. Viktima raportohet të jetë e moshës 23-vjeçare dhe nuk dihet ende se kur ka hyrë në Kosovë. Policia po heton në lidhje me vdekjen e saj.
Po punohet për të bërë të mundur identifikimin e saj e cila u gjet ditën e djeshme në autostradën “Arbën Xhaferi” nga policia rrugore.
Kujtojmë se pothuajse më shumë se gjysma e popullsisë ukrainase është larguar nga vendlindja për shkak të luftës me Rusinë, e cila ka hyrë në vitin e dytë të ofensiva ushtarake duke shkaktuar mijëra viktima.