Ditën e sotme prokurori Edvin Kondili depoziton kërkesën dhe shpreh interes për drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Më 29 tetor prokurori Adnan Xholi ka depozituar kërkesën dhe ka shprehur interesin për drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Me Kondilin shkon në dy numri i kandidatëve që kërkojnë të zëvendësojnë drejtuesin aktual të SPAK, Arben Kraja, mandati i të cilit përfundon më 19 dhjetor të këtij viti.