Pas disa ditësh akte dhune dhe vandalizëm, rikthehet qetësia në shumë qytete franceze. Kanë qenë të afërmit e të miturit të vrarë të cilët u kanë bërë thirrje protestuesve që të qetësohen. Kërkesa e tyre kryesore ka qenë edhe reformimi i policisë franceze. Sipas tyre duhet të ndryshojë ligji që lejon policët të qëllojnë gjatë kontrolleve si dhe rishikimin e ligjit që lejon policinë të përdorë forcën nëse një i ri refuzon të ndalojë.
Gjashtë ditë protesta nëpër rrugët e Francës sollën dëme të mëdha ku qindra dyqane dhe automjete u shkatërruan. Autoritetet franceze kanë deklaruar se do të akordojnë një fond prej 2 milionë euro për kompensimin e pronarëve të dyqaneve.
Protestuesit vendosën lule në vendin ku Nahel u vra më 27 qershor pasi refuzoi t’u ndalonte forcave të policisë.