Në ‘Big Brother VIP Kosova’ është rikthyer sërish në vëmendje historia e Vesa Vllasaliut me ish-partnerin e saj, futbollistin Mërgim Berisha. Në një rrëfim, Vesa ndau disa detaje tronditëse, duke treguar treguar edhe një herë për romancën e tyre problematike.
Mes të tjerash, ajo pa edhe disa tituj portalesh në lidhje me këtë, ku edhe kishte folur vëllai i ish-të fejuarit.
“Vëllai i vet normal që flet keq për mua, sepse kam biseda që më ka shkruar edhe mua. Ai është i martuar me tre fëmijë dhe e ka tradhtuar gruan e tij e më ka shkruar edhe mua. Le të flasin çka të dojnë. T’i kryejnë edhe borxhet e mia, të mi japin të gjitha gjërat e mia që i kam prej familjes time. Po luftoj për të drejtat e mia”, deklaroi mes tjerash ajo.
Vesa i kërkoi publikisht që t’ia kthejë gjërat e saj, duke thënë se ia ka shkatërruar gjithë jetën. Pas gjithë këtyre, Berisha duket se në një formë reagoi në rrjete sociale duke publikuar një foto me partneren e re, Edonën. Ata shihen të lumtur dhe duket se i kanë lënë pas të kaluarën e gjithë historinë.