Shembja e një pjese rruge në aksin Ersekë-Korçë ka sjellë reagime të menjëhershme. Ka qenë avokati Esmerald Xhafa i cili ka bërë një kallëzim penal në SPAK ndaj ARRSH-së, bashkisë së Kolonjës dhe kompanisë A.N.K që po kryente investimin. Akuzat ndaj këtyre tre subjekteve janë veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Xhafa përveç kallëzimit ka bashkëngjitur edhe pamje filmike ku vërteton se punimet janë me cilësi të dobët dhe ndërtimi është bërë ndryshe nga projekti.