Pasi plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, 31-vjeçari është vetëdorëzuar në polici. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në rrugën “Haki Shehu”. Policia ka bërë të ditur se shtetasi që u vetëdorëzua për plagosjen e Xhevahir Kolaverit është shtetasi Amarildo Kamberi (Kuçi).
NJOFTIMI I POLICISE
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për plagosjen dhe sasi municioni luftarak. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit në DVP Tiranë ndaluan shtetasin A. K.(K)., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në rrugën “Haki Shehu”, Tiranë, është konfliktuar për motive të dobëta, me fqinjin e tij, shtetasin Xh. K., dhe gjatë konfliktit e ka qëlluar atë me armë zjarri.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes, dhe sasi municioni luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjthshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.