Prishtina njihet për ditë të ngrohta e netë të ftohta gjatë verës. Javët e fundit në vendin fqinj ka mbizotëruar një mot i paqëndrueshëm. Ky ndryshim sjell probleme kryesisht për vizitorët dhe kjo i ka ndodhur edhe Sarah Berishës.
Blogerja e njohur udhëton shpesh drejt Prishtinës por duket se ende nuk e ka fiksuar në mendjen e saj se koha në Kosovë është shumë e freskët gjatë natës. Pas ndryshimit të menjëhershëm të motit ajo ka përfunduar duke veshur rrobat e PM. Me anë të një fotoje ajo i rikujton vetes së saj se duhet të ketë kujdes me veshjet kur udhëton drejt Prishtinës.
“Sarah fiksoje në mendjen tënde: Mos u nis më kurrë për Kosovë pa marrë një veshje të trashë me vete”, ka shkruar ajo.