Çmenduria në internet e rrjete sociale ka kaluar caqet e njerëzores herë pas here. Nuk janë të pakta rastet kur personazhet publikë i kanë shpallur të vdekur, duke qenë shëndoshë e mire. Në këtë grackë së fundmi ka rënë gazetari Ronaldo Sharka. Në “TikTok” ka bërë xhiro një foto e tij, në të cilën shkruhej: “Vllai jonë qosh i xhehnet”, duke lënë të kuptohet se ka ndërruar jetë.
Lidhur me këtë lajm të rremë ka reaguar vetë ish-banori i “Big Brother VIP”. Ai ka bërë një postim në “Instastory”, ku për personin që ka bërë këtë postim shprehet “të sëmurë mendorë, njerëz të lig”.
Nuk më ka interesuar kurrë asnjë koment apo video tallëse në rrjet kundrejt meje, por kjo është e tepërt! Turp! Brez m*ti”.-shkruan ai.