Duket se ka lajme të reja nga jeta private e reperit Majk. Së fundmi në agjendën e stër-ngarkuar me koncerte ai është parë i shoqëruar nga vajza e Naim Krasniqit, Nita Krasniqi. Kaq ka mjaftuar që fansat të nisin aludimet se ndoshta mes tyre ka nisur një histori dashurie.
Këtë fakt e ka përforcuar akoma më shumë edhe një video që Nita ka postuar në Instagramin e saj, ku teksa ajo po këndon, në sfond dëgjohet zëri i Majkut. Asnjëri nga ata nuk ka reaguar në lidhje me thashethemet, por pritet të shihet çfarë do të ndodh në vijim.