Policisë Kufitare ka parandaluar dy raste me kontrabandë mallrash që vinin nga Serbia në drejtim të Kosovës. Një pjesë e mallit është sekuestruar nga policia në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë dhe një pjesë e mallit është sekuestruar sot, në rrugën Preshevë-Gjilan, respektivisht afër pikëkalimit në Muçibabë.
Në rastin e parë, policia ka sekuestruar 24 litra verë, 600 shishe birra dhe 260 shishe uji mineral dhe natyral. Ato po transportoheshin nga shtetas serb me inicialet I.J., i cili është arrestuar.
Ndërsa në rastin e dytë të kontrabandës policia ka sekuestruar dy kartona të mbushura me mish dhe 640 shishe me birra. Në pranga ka rënë një tjetër shtetas serb me inicialet M.S.