Princi Leka është fotografuar së fundmi nën shoqërinë e partneres së tij të re, fotografes Blerta Celibashi, në aeroportin e Budapestit. Fotot e çiftit i bëri publike portali JOQ, ku duket se të dashuruarit po bëjnë arratisjen e ëmbël për të kaluar festat jashtë Shqipërisë.
Krisja e martesës së princit Leka me aktoren Elia Zaharia ka nisur të komentohet muajt e fundit, por nga ana e dyshes nuk ka pasur ende një deklaratë zyrtare. Çifti janë prindër të një vajze.