Teksa sezonit turistik të suksesshëm po i vjen fundi, nuk ka kaluar pa ‘incidente’ të cilat deri diku prishin edhe imazhin e Shqipërisë. Një ndër to janë edhe plehrat të cilat qytetarët i hedhin rrugës dhe jo në vendet e caktuara. Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe në aksin Kardhiq-Delvinë e cila frekuentohet çdo ditë nga mijëra turistë. Për pastrimin e këtij aksi është angazhuar bashkia Gjirokastër dhe ARRSH-ja.
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka njoftuar se në fillim të vitit që vjen do të ketë një paketë masash ndëshkuese drastike për personat që hedhin plehrat rrugëve.