Shuhet një vatër zjarri në Porto Palermo të Himarës. Flakët u vunë nën kontroll nga Forcat e Emergjencave Civile të cilët ndërmorën aksionin për fikjen e zjarrit. Aksioni u zhvillua në orët e vona të të premtes ndërsa këto janë pamjet e shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes.
Situata me zjarret ka qenë më e qetë se verën e kaluar. Gjatë pjesës së dytë të muajit korrik pati disa vatra zjarri në disa zona të vendit por ato u vunë shpejt nën kontroll falë ndërhyrjes në kohë me forca në terren por edhe me helikopterin Cougar të Ministrisë së Mbrojtjes.