Miss Venezuela, Adriana Viera 26 vjeç ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident automobilisit në Florida, SHBA. Adriana do të merrte pjesë në konkursin e ‘Miss Amerika Latine’ 2023 dhe ‘Miss Bota 2023′, por humbi jetën në një aksident me makinë në liqenin Nona, Florida.
Vetë nëna e saj konfirmoi se e bija ishte duke drejtuar mjetin shumë e lodhur pas një sërë angazhimesh pune.
“Atë e zuri gjumi, ishte shumë e lodhur. Mjekët e rikthyen në jetë por më pas pësoi atak në zemër’, tha nëna e saj Ochoa për Telemundo.