Pavarësisht se kërkesa kryesore e Arbanës ishte që asnjë nga të ftuarit të mos publikonte foto nga dasma, ka qenë e vështirë që çdo i ftuar të mbahet nën kontroll. Disa foto janë postuar e bashkë me to, janë zbuluar edhe disa detaje nga ajo që ndodhi në Toskanë, vendi ku Arbana dhe Edi kurorëzuan martesën e tyre.
Ylli Limani, këngëtari i ftuar për të qenë pjesë e gëzimit të mbrëmjes së djeshme, ka postuar disa imazhe nga vendi ku të gjithë të ftuarit janë akomoduar dhe pak më parë edhe një foto me kostumin e bardhë – gati për të kënduar në mbrëmjen e gjatë.
Po kështu, edhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Arbanës, Eraldo Rexho ka postuar një foto në Instagramin e tij.
Arbër Hajdari dhe bashkëshortja e tij, Vlera, kanë pozuar para objektivit dhe imazhi i tyre është shpërndarë menjëherë në rrjet.
Po ashtu edhe Xhemi Shehu, mikesha e ngushtë e moderatores.
Ndërsa Marçela Lati, ekskluzivisht, ka zbuluar edhe një copëz nga fustani që moderatorja e Top Channel, ka veshur mbrëmë. Ndonëse nuk zbulohet asgjë për modelin e fustanit, ajo që është e dukshme është emri i stilistit Zuhair Murad.