Pasi u pranua kërkesa e familjarëve të saj pasditen e djeshme, Liridona Ademaj do të rivarroset sot në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj të Gjakovës. Familjarëve të saj u është aprovuar kërkesa nga Prokuroria për rivarrimin e saj. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e Liridona Ademajt përmes një postimi në Facebook.
“Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamirë se rivarrimi i vajzës sonë Liridona Ademaj, e vrarë më datën 29.11.2023, bëhet nesër më datë 4 dhjetor 2023, në varrezat e fshatit Rracaj, në ora 14:00”, thuhet në njoftim.
Liridona u vra më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Deri tani janë arrestuar tre të dyshuar për organizimin e vrasjes së saj, ndër ta edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli. E reja u varros para dy ditëve në Cërmjan të Gjakovës.