Doja Cat është dhunuar fizikisht dhe verbalisht nga vëllai i saj i madh, të paktën këtë pretendim nxori nëna e tyre para një gjykatësi. Sipas dokumenteve të reja ligjore, të marra nga TMZ, nëna e Dojas, Deborah Elizabeth Sawyer, paraqiti një kërkesë të përkohshme masë ndalimi ndaj djalit të saj 30-vjeçar, Raman Dalithando Dlamini dhe në denoncim, hedh disa akuza të rënda.
Deborah thekson se Raman është gjithashtu abuziv verbalisht ndaj motrës së tij të famshme, të cilës në një moment i ka thyer edhe dhëmbët. Sa i përket sigurisë së saj, ai e ka abuzuar fizikisht dhe e ka kërcënuar disa herë gjatë vitit të kaluar, duke pretenduar se incidenti më i fundit ka ndodhur në fillim të këtij muaji.
Gjykatësi i dha nënës së këngëtares urdhër mbrojtjeje nga Raman në pritje të një seance për një urdhër ndalimi të përhershëm, por nuk dha të njëjtën mbrojtje për Doja Cat, në vend të kësaj, duke thënë se artistja do të duhej të paraqiste kërkesën e saj për një urdhër ndalimi.