Gigliola Haveriku ish-partnerja e Amos Zaharias duket se në këtë “Big Brother Vip Albania” nuk bën aspak tifo për ish-partnerin e saj. Gigliola deri tani nuk ka bërë asnjë koment për Amosin por ama nuk kursen me “batuta” njerëzit që rrinë afër tij. Të njëjtën gjë ka bërë edhe me Dea Mishel e cila është për momentin “crush-i” i Amos Zaharia.
“Princesha e të varfërve” e ka quajtur Gigi Dean, e cila sot ka konfirmuar se mes saj dhe Amosit ka pasur një flirt, por ajo nuk ka dëshirë që ta vazhdojë më tej këtë histori.